Sot nis "Java e prodhimeve vendore 2014"

Sot nis “Java e prodhimeve vendore 2014”

Sot nis "Java e prodhimeve vendore 2014"Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Elkos grup shpalosën sot programin “Java e prodhimeve vendore 2014”, me moton “Unë konsumoj prodhime vendore, Po Ju?”.

Agim Shahini, tha se Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Grupi ELKOS, për nder të gjashtë vjetorit të shtetësisë së Kosovës organizojnë Javën e prodhimeve vendore në Kosovë dhe Shqipëri që mbahet nga 14 deri me 20 shkurt dhe do të ketë aktivitete të ndryshme.”Këto ditë do të bëhen bashkë prodhuesit, konsumatorët dhe institucionet. Konsumatorët do të kërkojnë gjithnjë kualitet të prodhimeve. Zinxhir i prodhimeve vendëse është ETC-ja, por ftohen edhe qendrat tjera tregtare që të bëjnë iniciativa të tilla”, tha kryetari i AKB-së. ai shtoi se ETC-ja i trajton mjaft mirë prodhimet vendëse gjë për të cilën ka falënderime dhe mbështetjen e AKB-së dhe prodhuesve.

“Projekti do të përmbajë një program me karakter promovues dhe debate të ndryshme për biznesin dhe cilësinë e prodhimeve. Qëllim është edhe ndikimi në përmirësimin esencial të mjedisit afarist në Kosovë, në mënyrë që të mbrojë prodhimet vendore , stimuloj qytetarët dhe vetëdijesoi ata për rëndësinë e konsumit të prodhimeve mbarë shqiptare”, tha Agim Shahini.

Ramiz Kelmendi, pronar i ELKOS group, tha se me këtë aktivitet po tregojnë se janë në përkrahje të vazhdueshme të prodhuesve vendës dhe e cila mbështetje do të vazhdoi e rritet. Ky aktivitet bëhet së bashku me KAB-në e cila është promotorë kryesore i zhvillimit të biznesit në vend. Pronari i ETC-së, kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të konsumojnë prodhimet vendore të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ftoi Qeverinë e Kosovës, që të dëgjoi kërkesat dhe shqetësimet e bizneseve të Kosovës, në mënyrë që prodhuesit të ushtrojnë më lehtë veprimtaritë e tyre”, tha Ramiz Kelmendi. Ai tregoi se është takuar dhe ka marr mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë për lehtësira ndaj prodhuesve nga Kosova. Në aktivitetin që do të mbahet në Fier pritet që të merr pjesë edhe kryeministri. Po ashtu pritet që të zhvillohet një takim ndërmjet kryeministri, AKB-së dhe bizneseve që eksportojnë nga Kosova në Shqipëri në mënyrë që të eliminohen shqetësimet dhe barrierat që kanë prodhuesit nga Kosova.

Besim Malësori, pronar i fabrikës së lëngjeve Fruti nga Prizreni, vlerësoi lartë realizimin e këtij aktiviteti, dhe ka falënderuar ETC-në për mbështetjen dhe favorizimin që po i bënë prodhimeve vendore.

Florina Lika, përfaqësues e ELKOS group, tha se kanë traditë të gjatë të promovimit dhe shitjes së prodhimeve vendëse gjë për të cilën flasin edhe rezultatet. Ajo kërkoi nga konsumatorët që këto ditë nëpër qendrat ETC nëpër Kosovës që të konsumojnë prodhimet vendëse.

“Java e prodhimeve vendore 2014” nis të premten, më 14 shkurt, në objektin e ETC në Zonën Industriale të Prishtinës, në orën 11, ku do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë institucionalë.