Sot nis “Top Fest 7”
Nga e hëna fillon për të shtatin vit radhazi festivali i muzikës moderne shqiptare “Top Fest” i organizuar nga Top Channel, ku do të konkurrojnë këngëtarë dhe grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora.
“Është shndërruar tani në një prej traditave më të bukura të muzikës shqiptare. Pasi janë kapur të njëjtat standarde me evenimente të tilla që ndodhin në botë. Edhe këtë edicion si ato të mëparshmet, kemi këngë të bukura”, është shprehur prezantuesja e festivalit, Albana Osmani.
“Top Fest do të ketë tri faza. Në fazën e parë do të ketë 120 këngë që do të luhen me playback, ndërsa faza e dytë do të ketë gjysmat e këtyre këngëve. Në fazën e dytë dhe të tretë këndimi do të bëhet live me një orkestër gjigante”, sqaron udhëheqësi muzikor Dorian Gjoni. /tch/