Sot nëse s'ka një vendim, "Grupi i Drenicës" lirohet

Sot nëse s’ka një vendim, “Grupi i Drenicës” lirohet

Sot nëse s'ka një vendim, "Grupi i Drenicës" lirohetParaburgimi për “Grupin e Drenicës” përfundon ditën e nesërme dhe nëse nuk ka një vendim Gjykata Themelore e Mitrovicës atëherë ata duhet të lirohen.

Sipas avokatit mbrojtës të Sylejman Selimit, Tomë Gashi nëser patjetër duhet të merret patjetër një vendim. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë të gjithë personat e “Grupit të Drenicës” duhet lirohen menjëherë nga paraburgimi.

“Gjykata në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk mundet ta prolongojë apo ta shtyjë marrjen e vendimit për vazhdimin ose jo të paraburgimit. Këtë nuk mund ta bëjë as në rastin e Sylejman Selimit dhe e as tek të tjerëve”, ka thënë Gashi për Express.

“Në rast se vendimi nuk merret deri më 23 gusht në ora 24:00, klienti im dhe të gjithë të tjerët nga administrata e burgjeve ku gjinden duhet të lirohen menjëherë nga paraburgimi”, vlerëson avokati Gashi.

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodhen në paraburgim qysh prej 23 qershorit të këtij viti me vendim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Ata akuzohen se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.