Sot Kuvendi flet edhe për EULEX'in

Sot Kuvendi flet edhe për EULEX’in

Sot Kuvendi flet edhe për EULEX'inKuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare. Nga mbledhja e fundit e kryesisë është vendosur që të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Ndër të tjera pritet edhe “Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikës së Kosovës“.

Ky shqyrtim pritet të bëhet pas debateve të mëdha në opinon për mangësitë e këtij ligji i cili ndër të tjera përmbane dhe nenin që nëse festa bie në ditë të fundjavës kur është pushim, atëherë patjeter që duhej pushuar edhe në një ditë pune.

Përvec kësaj në këtë seancë do të flitet edhe për kërkesën e deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, roli i EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit,pastaj kërkesa për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe njoftim lidhur me listën e anëtarëve të Grupit të Miqësisë të Parlamentit Saudit me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pika të tjera të rendit të ditës do të jenë edhe njoftimi i deputetes Alma Lama për tërheqjen nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe propozimi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Integrime Evropiane, që ishte Alma Lama.

Gjithashtu deputetët do të informohen edhe për gjendjen në Qendrën Administrative Protokollare në Gërmi./BS/