Sot hapet Panairi i Librit
Sot hapet Panairi XII i Librit, në të cilin parashihet të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botues nga të gjitha viset shqiptare.
Përfaqësuesit e Shoqatës se Botuesve të Kosovës që e organizojnë këtë panair, thanë se gjatë kohës sa do të zgjasë panairi, do të prezantohen rreth 1500 tituj të rinj librash.
Panairi i cili mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të jetë i hapur më 13 qershor. Organizatorët thonë se në këtë eveniment pritet të marrin pjesë rreth njëqind shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe viset e tjera.
Parashihet se do të ketë rreth 1500 tituj të rinj. Sipas një standardi normal evropian, në 1 milion banorë botohen 800 tituj të rinj. Nëse në Panairin XII do të arrijnë 1500 tituj të rinj, atëherë standardeve evropiane Kosova po u afrohet me segmentin e quajtur libër.