|

Sot hapet konkursi për konviktet Qendrës Studentore

Sot hapet konkursi për aplikimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës, për banim në konviktet e Qendrës Studentore. Ka vend për 3100 studentë.

Drejtori i qendrës studentore në Prishtinë, Fatmir Sfishta, tha se janë në përfundim të përgatitjeve për pranimin e studentëve në konvikte për vitin e ri akademik 2010/2011. Që nga e hëna studentët e rregullt të Universitetit të Prishtinës do të mund të konkurrojnë për banim në qendrën studentore në Prishtinë, tha Sfishta.

Ai tha se këtë vit konviktet do të pajisen me shtretër të rinj dhe me gjëra të tjera elementare të nevojshme për studentët banues. Gjithsej janë duke u rinovuar konviktet 1, 2 dhe 3 përderisa konviktet 4 dhe 5, Sfishta konsideron që janë në gjendje shumë të mirë. Ai bëri të ditur se në vitin 2011 qendra studentore e Universitetit të Prishtinës do të pasurohet edhe me një konvikt të ri, punimet e të cilit janë duke u zhvilluar, raporton RTK.
“Konvikti 7 është në fazën që është duke u ndërtuar. Ndërtimi i vrazhdë vetëm se ka përfunduar, plani dinamik i ndërtimit të këtij konvikti parasheh që deri në vitin 2011, në mars ose në prill të përfundoj edhe pjesa tjetër e ndërtimit dhe pajisja me inventar. Mendoj që afati nuk do të shtyhet dhe vitin tjetër do të kemi edhe një konvikt të ri”, tha Sfishta.
Në vitin akademik 2010/2011 qendra studentore në Prishtinë ka kapacitet për të pranuar 3100 studentë. Edhe këtë vit çmimet janë të njëjta. Për një muaj studentët duhet të paguajnë 40 euro, ndërsa, për ushqim 30 euro në muaj. Sipas drejtorit të kësaj qendre, nga pagesa janë të liruar fëmijët e dëshmorëve të luftës si dhe ata studentë me gjendje të rëndë sociale.

Etiketa: , , , , , , , ,

  • liridona

    kam nje pyetje?qfar dokumente duhet per me u regjistru ne konvikt ne prishtin?me respekt liridona

  • anita

    1 pyetje:kur hapet konkursi per vitin akademik 2011/2012?faleminderit

  • lina

    edhe une e kam pytjen e njejte, cfare dokumente duhet me posedu per konkurim?

  • erisi

    Kur hapet konkursi per regjistrim ne qendren studentore per vitin 2012/2013 edhe cilat dokumente nevojiten per regjistrim.

  • fatbardh bajrami

    kur del konkursi per aplikim ne vitin 2012/13 a ban me u informu sipas mundesive koleg edhe per te presheves cfarer dokumente duhet

  • Hanife

    me fal kur hapet konkuris per vitin akademik 2012/2013 nese ka mundesi tregona 1 kav me heret se neve ne duhet me rregullu qertifikaten e notav e per ni dit snaj lshojn fakultetet me respket Hanife

  • arteida

    a mund ta di kur del konkursi per aplikim ne vitin 2012\13

  • Dario

    Ju lutem per vitin akademit 2012-2013 del nga data 20 shtaor e tutje deti ka fundi i shtatorit, kjo infoo eshte si burim i marr nga vet un ne baz te kohes te cilen shpallen rrezultate e shkollave te mesme te testi te matures, sepse testet ematures shpallen me daten 17 mos gabofhsa, nersa per aplikim ne fakultet dikund ka data 20 shtator deri ka fundi 30 shtator

  • Dario

    suksese gjithve

  • Alije

    me fal kur hapet konkuris per vitin akademik 2012/2013

  • linda

    deshta te pyes se kur hapet konkursi per vitin 2013\2014 nese kish mundur dikush te me tregoj ju pershendes