Sot fillon heshtja, nesër balotazhi

Sot fillon heshtja, nesër balotazhi

Sot fillon heshtja, nesër balotazhiMbrëmë në mesnatë partitë politike në Kosovë e kanë përmbyllur fushatën parazgjedhore të balotazhit. Gjatë kësaj fushate qytetarët kanë dëgjuar premtime prej më të ndryshmëve nga kandidatët që synojnë postet e kryetarit në 25 komuna.

Sot në gjithë vendin është heshtje parazgjedhore, ndërsa nesër, të dielën do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve, i cili do t’i legjitimojë kryetarët e rinj të komunave.

Në raundi e parë të zgjedhjeve mbajtur më 3 nëntor, shumica e kandidatëve për kryetarë komunash kanë dështuar të zgjidhen.

Në garë janë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia Demokratike e Kosovës të dielën garon në 12, Lidhja Demokratike e Kosovës në 15, kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që janë edhe kandidat të Lidhjes Demokratike të Dardanisë votën e kërkojnë në gjashtë komuna, Aleanca Kosova e Re në dy, ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje sikurse edhe Iniciativa Qytetare e Malishevës garojnë vetëm në një komunë, në Prishtinë dhe në Malishevë.

Në gjashtë komuna të tjera garojnë parti të minoritarëve, kryesisht serbe. Përderisa Partia Liberale Serbe garon në pesë komuna, Iniciativa Qytetare Serbe në pesë komuna, dhe në dy komuna tjera do të garojnë kandidatët e dy subjekteve tjera, SNPK-ja dhe IQ-ja e Oliver Ivanoviqit, i cili është kandidat për kryetar të Mitrovicës veriore.

Gjatë balotazhit vëmendja është përqendruar në Prishtinë, ku për kryetra komune garojnë Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.

Në qendër të interesimit janë edhe Gjakovë, përkatësisht gara ndërmjet kandidates së AKR-së, Mimoza Kusari-Lila dhe atij të AAK-së, Palë Lekaj dhe Peja ku garojnë Gazmend Muhaxheri i LDKësë Ali Berisha i AAK-së.