Sot epilogu nga kontesti mes Gruesvkit dhe Petkovskit

Sot epilogu nga kontesti mes Gruesvkit dhe Petkovskit

Sot epilogu nga kontesti mes Gruesvkit dhe PetkovskitSot në Gjykatën themelore Shkupi 2 pritet të shqiptohet aktgjykimi për rastin Gruevski – Petkovski.

Kryeministri Nikolla Gruevski e akuzon kryetarin e PRSD-së Tito Petkovski për shpifje për shkak se ai vitin e kaluar në tetor në javoren “Fokus” ka deklaruar se Gruevski me letër zyrtare deri te Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka propozuar që emri i ri të jetë Republika e Maqedonisë (Shkupi).

Kryeministri në seancën e parë deklaroi se nuk është e saktë se ka dërguar një letër të tillë apo se ka ekzistuar një propozim i tillë. Dhe se shpifja e petkovskit i ka shkaktuar atij shqetësim shpirtëror, andaj edhe kërkon dëmshpërblim prej 15 mijë euro.

“Në rast se sundon e drejta dhe nëse gjykata e respekton ligjin, Gruevski nuk mund t’i marrë të hollat e mia dhe le të kërkoj ndonjë adresë tjetër. Por në rast se vendos politika atëherë gjithçka është e rrezikuar. Kjo është e para, e dyta lidhur me kërkesën për 15 mijë eurove Gruevski nuk ka nënvizuar asnjë argument. Supozoj se dëshiron ta bind gjyqin, se ai ka kërkesë për aq të holla dhe gjyqi atë ta pranoj”, deklaroi Tito petkovski, kryetar i PRSD-së.