Sot dita vendimtare për fatin e Bllokut

Sot dita vendimtare për fatin e Bllokut

Sot dita vendimtare për fatin e BllokutSot është dita finale kur pritet të dihet fati i bllokut të ashtuquajtur VLAN të formuar nga LDK – AAK – NISMA dhe me përkrahjen e Vetëvendosjes.

Liderët e këtyre partive po shqyrtojnë mundësinë e arritjes së kompromisit për zhbllokimin e tensioneve dhe raporteve midis tyre, pas propozimit të LDK që ajo të nominojë kandidatin për kryeministër dhe jo AAK sipas Marrëveshjes së 10 qershorit, të firmosur midis tyre.

AAK nuk ka hequr dorë që lideri i tyre Haradinaj të jetë mandatar për kryeministër, derisa LDK ka shfaqur kërkesën që ky post duhet ti takojë atyre si parti më e madhe, pasi që nuk u arrit që lideri i tyre Mustafa të zgjidhet kryeparlamentar, për shkak edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lideri i NISMA, Fatmir Limaj mbrëmë ka zhvilluar takime të ndara intensive me Isa Mustafën edhe me Ramush Haradinaj, për të arritur një kompromis.

Burime të Gazeta Blic, thonë se pas takimeve te dy liderët është parë gatishmëria për marrëveshje, por nuk kanë specifikuar detaje.

Limaj është duke i bërë të gjitha përpjekjet që të shpëtojë thyerjen e Bllokut.