Sot 16 vite nga fillimi i luftës në Kosovë

Sot 16 vite nga fillimi i luftës në Kosovë

Sot 16 vite nga fillimi i luftës në KosovëSot është 16 vjetpri i fillimit të Luftës së Kosovës. Data 28 shkurt e vitit 1998 mbahet mend nga mijra kosovarë të cilët pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovë u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Si pasojë e betejës së zhvilluar të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe mbetën të vrarë disa policë serbë dhe në shenjë hakmarrjeje, forcat serbe rrethuan fshatrat Likoshan e Qirez ku ekzekutuan 24 civilë.

Por edhe pse kanë kaluar 16 vjet, drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e saj lidhur me këtë rast.

Masakra njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë.

Nga lufta në KOsovë u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë dhe u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Ndërsa janë zhdukur rreth 5.000 njerëz. Gjatë periudhës së luftës janë përdhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare.

Lufta që filloi nga 28 shkurti i vitit 1998 e vazhdoi deri me 23 mars 1999″>1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave.

Ndërsa nga data 24 mars 1999″>1999 e deri më 10 qershor 1999″>1999, ka ndërhyrë në konflikt Aleanca Veri-Atlantike NATO.