Slloveni, ndryshon Kushtetuta, Parlamenti: OK heqjes së imunitetit

Slloveni, ndryshon Kushtetuta, Parlamenti: OK heqjes së imunitetit

Parlamenti slloven ka miratuar dje heqjen e imunitetit me një shumicë dërrmuese votash. Nga 150 deputetë gjithsej, 144 prej tyre e mbështetën ndryshimin e Kushtetutës së vendit, ndërsa 6 deputetë abstenuan.

Deputetët nuk kanë pranuar ta mbështesin këtë procedurë më parë, por patën një presion të jashtëzakonshëm nga publiku pas zbulimit të një skandali financiar gjatë muajve të fundit.

Skandali u emërtua “Gorilla”, pas zbulimit rreth shtatë muaj më parë, ku besohet se një grup financiar ka korruptuar politikanë nga shumica qeverisëse dhe opozita gjatë periudhës 2005-2006, për të përfituar nga procesi i privatizimit.

Edhe pse ky ligj, i cili hyn në fuqi në shtator, lejon hetimin e deputetëve, për arrestimin e tyre do të nevojitet sërish miratimi nga Parlamenti.