Skocia thotë “JO”,shpëton BE-në

Skocia thotë “JO”,shpëton BE-në

Skocia thotë “JO”,shpëton BE-nëSkocia do të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Ky vendim erdhi pas një referendumi historik, ku shumica e votuesve hodhën poshtë mundësinë e Skocisë për t’u bërë një komb i pavarur.

31 nga 32 Këshilla vendorë i thanë “Jo” fushatës për pavarësinë skoceze. Ministri i Parë Alex Salmond pranoi se kishte humbur në referendumin e pavarësisë të Skocisë, ditën e premte.

Në një deklaratë në televizion, ai falënderoi skocezët për 1.6 milionë votat pro pavarësisë. Një pjesëmarrje prej 86% e popullsisë në votim “është një nga më të lartat në botë”, theksoi ai.

Fushata pro-bashkimit mori vota të mjaftueshme për të siguruar fitoren dhe qëndrimin e Skocisë brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Organet vendore iu përgjigjën “Jo” ndarjes, ashtu si dhe kryeqyteti, Edinburgh, i cili votoi me shumicë dërrmuese për të qëndruar, me 123,927 për “Po” dhe 194,628 vota për “jo”. Argyll, Bute dhe Aberdeenshire, gjithashtu votuan “Jo”.

Glasgow dha një fitore solide për kampin e pavarësisë me 194,779 vota pro dhe 169,347 “Jo”, por kjo nuk ishte mjaftueshëm e madhe për të përmbysur “Jo-në” e shumicës, e cila fitoi me 8% vota pro-pavarësisë, (54% nga 46%).