Skenderaj: Arrestohen prindërit, dyshohen për vrasje dhe vrasje në tentativë të fëmijëve‏ të tyre

Skenderaj: Arrestohen prindërit, dyshohen për vrasje dhe vrasje në tentativë të fëmijëve‏ të tyre

Skenderaj: Arrestohen prindërit, dyshohen për vrasje dhe vrasje në tentativë të fëmijëve‏ të tyreBashkëshortët I. R. 40 vjeç dhe F. R. 29 vjeçare, janë arrestuar të enjten në fshatin Lubovec të komunës së Skenderajt, për dyshime të vrasjes dhe vrasjes në tentativë ndaj foshnjave të tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi intensiv nga Njësia e Krimeve të Rënda e cila kishte nisur hetimet që nga data 17 shtator, fillimisht si keqtrajtim, braktisje e fëmijës.

Sipas tij, më pas hetuesit policorë kishin siguruar informacion me dyshime bazike për vdekjen e një foshnje 3 muajsh të gjinisë femërore, e cila i përkiste çiftit bashkëshortor të arrestuar, I. R. 40 vjeç dhe F. R. 29 vjeçare.

“Nga hetimet e para bëhet e ditur se e dyshuara para 3 muajve kishte lindur dy foshnje binjake të gjinisë femërore.

Foshnjat për dy muaj ishin kuruar në Klinikën e gjinekologjisë dhe pediatrisë në QKUK, më pas ishin liruar për në shtëpi në mbikëqyrje të prindërve. Me datën 16 shtator 2014 çifti bashkëshortor njërën nga foshnjat binjake me gjendje jo të mirë shëndetësore e kishte dërguar në repartin e pediatrisë në QKUK, ku personeli mjekësor gjatë trajtimit të kësaj foshnje vëren shenja deformimi e dhune në trupin e saj, ku gjatë shqyrtimit të dosjes së foshnjës mësohet se foshnja ishte binjake, ndërsa prindërit kishin pohuar se foshnja tjetër binjake kishte vdekur me datën 15 shtator 2014, të cilën e kishin varrosur”, ka thënë Zahiti.

Ai shtoi se shenjat e dhunës së identifikuar tek foshnja që po kurohet në Klinikën e pediatrisë ishin element shtesë dyshimi për hetuesit policorë për të kërkuar dhe realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore, për të bërë zhvarrosjen e trupit të pajetë të foshnjës nga ana e mjekësisë ligjore.

“Pas ekzaminimit të trupit të pajetë të foshnjës patologët kanë konstatuar se në trupin e foshnjës kishte gjurmë evidente të dhunës fizike. Dëshmitë e siguruara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe rrethanat tjera të rastit kanë përberë elemente për prokurorin e shtetit të klasifikojë rastin si ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vrasje në tentativë’, me të dyshuar çiftin bashkëshortor të lart apostrofuar”, sqaroi Zahiti, duke shtuar se me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.