Skënder Hyseni përsërit thirrjen për njohje

Skënder Hyseni përsërit thirrjen për njohje

Skënder Hyseni në vazhdën e takimeve që po zhvillon një New York, është takuar me ambasadorin e Francës dhe Italisë, ndërsa theksi është vënë në bashkërendimin e hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së.

Në njoftimin e MPJ-së bëhet e ditur se ministri Hyseni është takuar edhe me përfaqësues të tjerë të akredituar në OKB dhe ka folur në lidhje me mendimin e GJND-së, duke ripërsëritur thirrjen për njohje.

“Këto biseda janë zhvilluar në kuadër të takimeve që Ministri është duke pasur me partnerët e shteteve të pesëshes-‘Quint-it’, e që kanë për qëllim bashkërendimin e ngushtë të veprimeve pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Në takimet me ambasadorin Gerard Araud të Francës dhe Gian Lorenzo Cornado të Italisë, Hyseni ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e bashkërendimit të hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së.