|

Skënder Hyseni merr pjesë në mbledhjen e KS-së

Skënder Hyseni, do të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën e cila mbahet të martën.

Ai të hënën pritet të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

Ndryshe mbledhja e Këshillit të Sigurimit, në të cilën do të shqyrtohet mendimi i GJND-së, është pika kritike e radhës për Serbinë dhe raportet e saj me SHBA-në e BE-në.

Siç merr vesh gazeta beogradase, “Blic” në qarqet e afërta me ato të kreut shtetëror, në fjalën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic, para Këshillit të Sigurimit do të jenë këto teza: sulm i ashpër në shpjegimin e GJND-së që i ka dhënë legjitimitet pavarësisë së Kosovës, insistimi në politikën se ”Beogradi kurrë nuk do ta njohë Kosovën” mbi bazë të vendimit të njëanshëm për recesion etj.

Etiketa: ,

Komentoni