skenda

Skender Hyseni ia dorëzoi detyrën Vlora Çitakut

Ministri i deritashëm i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni pati një takim të veçantë me zv/ministren e Punëve të Jashtme, zj. Vlora Çitaku, me ç’rast biseduan për zhvillimet e fundit brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë kuadër u bë edhe pranimdorëzimi i punëve dhe detyrave në Ministrinë e Punëve të Jashtme deri në vendimet e ardhshme, njofton përmes një komunikate, kjo Ministri.

Ministri i deritashëm Hyseni, me këtë rast falënderoi zv/ ministren Çitaku, sekretarin e përhershëm të MPJ-së, z. Fitim Gllareva, drejtorin e përgjithshëm të MPJ-së, Lulzim Mjeku dhe shërbyes të tjerë civilë në MPJ për punën e deritashme dhe për bashkëpunimin e mirëkuptimin reciprok.

Ministri i deritashëm Hyseni, po ashtu shfaqi entuziazmin e tij se Republika e Kosovës do të arrijë të gjitha objektivat nacionalë në të gjitha rrafshet.  /koha.net