by lajme.org on October 21, 2017 Djali i Remzi Hoxhës, letër të hapur Edi Ramës: 22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…
by lajme.org on October 21, 2017 Në nëntor mbahet Forumi dyditor ekonomik i diasporës shqiptare në Prishtinë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeMaqedoni 0 commentsSkenarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentareby lajme.orgin Maqedonion February 23, 2014 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë pranë miratimit dhe se tashmë miratimi për mbajtjen e tyre vjen nga gjitha partitë në Maqedoni. Nga partia shqiptare në pushtet BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) tashmë kanë konfirmuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pako me ato presidenciale. Ndërsa taktizime për këto zgjedhje gjatë kohë janë bërë nga ana e VMRO-DPMNE, e cila akoma vazhdon të mos jetë subjekti bartës për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse kjo parti është më e interesuar për to. Gazeta “Dnevnik” shkruan sot se në BDI ka vendim përfundimtar se duhet mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në pako me ato presidenciale. Dhe se ky qëndrim doli dje edhe përmes liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti, pas takimit me ambasadorin sllovak. Një nga variantet është që BDI të kërkojë shpërbërjen e Parlamentit, ndërsa data e mundshme e këtij vendimi pritet të pasojë më 3 mars. Gjithçka do të ndërmerret pasi që VMRO-DPMNE do të vendos për kandidaturën e saj presidenciale, duke përjashtuar kandidatin koncensual të propozuar si ide nga partia shqiptare e koalicionit. VMRO-DPMNE në mënyrë indirekte i shmanget pyetjeve se ajo është përgjegjëse për tërë skenarin e mbajtjes së zgjedhjeve, për shkak se vazhdon të shënoj rënie të rejtingut të saj tek elektorati maqedonas dhe se pritja e zgjedhjeve të rregullta më 2015 do të rrezikojë tejmase pozicionin e kësaj partie. Nga kjo parti zyrtarisht kanë thënë se nuk ka vendim apo qëndrim për zgjedhjet e parakohshme. “Vendimet do të jenë në përputhje me interesat shtetërore dhe nacionale”, kanë theksuar nga kjo parti për mediat maqedonase. Partitë më të mëdha opozitare LSDM dhe PDSH gjithashtu janë shprehur të gatshme për t`i hyrë garës për zgjedhjet e parakohshme. Këto dy parti kanë theksuar se partitë e koalicionit po vazhdojnë skenaret e tyre për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas kodit zgjedhor dhe afateve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pako me ato presidenciale, Parlamenti duhet të shpërbërhet nga data 27 shkurt deri në 10 ditët e para të muajit mars, ashtu që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. (INA) Previous PostNext Post
by lajme.org in Lajme on October 21, 2017 Gruaja, viktimë e dhunës famijare, kërkon drejtësi 0 comments Një viktimë e dhunës në familje, nënë e dy vajzave, ka mbetur vetëm përballë sfidave të jetës. Tetë muaj pasi …
by lajme.org in Lifestyle on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video) 0 comments Një ditë pa grim është një ditë e kaluar fshehur nën kapele dhe syze. Të paktën për Huda Kattan-in, blogeren e …
by lajme.org in Lifestyle on October 21, 2017 Trendi i ri i Instagramit nga flokët ka kaluar te sytë (Foto) 0 comments Kapakë “të lagur”, të shkëlqyeshëm janë bërë hit absolut i këtij sezoni. Me siguri e dini që këtë vjeshtë …
by lajme.org in Argëtim on October 21, 2017 Laseri më i fuqishëm rritë kapacitetin për tri herë, ndryshon gjithçka në mjekësi dhe astrofizikë (Foto) 0 comments Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit, me ndihmën e Fondit Ndërkombëtar të Shkencës që ka dhuruar dy milion …