S’kanë plane për t’u bërë prindër

S’kanë plane për t’u bërë prindër

S’kanë plane për t’u bërë prindërTë sapo martuarit Besjana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj janë duke i shijuar ditët më të lumtura të jetës së tyre. Fejesën dhe martesën ata e shënuan në dy data mjaftë të rëndësishme.

“Fejesën e kemi bërë më 16 prill në ditëlindjen e Shkodranit, ndërkaq tani martesën e kemi bërë më 19 gusht në ditëlindjen time. Kthimi i Shkodranit në atdhe, duke lënë Gjermaninë përgjithmonë, bëri që dhe dasma të vjen pikërisht këtë verë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Ceremonia e dasmës ka qenë sipas traditave në Kërçovë dhe Deçan duke pasur shumë mysafirë dhe personalitete publike. Por ata tani nuk planifikojnë të shtojnë familjen.

“Edhe pse ëndrra e çdo gruaje të martuar, është të krijojë familje dhe të bëhet një nënë, ne njëherë nuk planifikojmë një gjë të tillë”, ka thënë ajo.