Skandaloze: Fëmijët e Meksikës sakrifikohen për kultin Vdekja e Shenjtë

Skandaloze: Fëmijët e Meksikës sakrifikohen për kultin Vdekja e Shenjtë

Policia në veri të Meksikës ka arrestuar tetë vetë në lidhje me vrasjen e dy djemve 10-vjeçarë dhe të një gruaje në ritualet e sakrifikimit. Prokurorët e shtetin meksikan Sonora raportojnë se të dyshuarit i takojnë sektit Vdekja e Shenjtë (La Santa Muerte).

Një zëdhënës i policisë ka thënë se gjaku i viktimave është derdhur rreth altarit të idhullit i cili paraqitet si një skelet me flokë, i mbuluar me rroba dhe me një kosë. Ky kult që adhuron vdekjen po fiton do herë e më shumë përkrahës në Meksikë.

Jose Larrinaga, zëdhënës i Prokurorisë së Sonoras, ka thënë se viktima e parë është vrarë më 2009, e dyta më 2010, ndërsa e treta në fillim të këtij muaji.

Hetuesit kanë vërtetuar se viktima u është prerë qafa e duart, ndërsa gjaku i tyre është derdhur në altar. Trupat e viktimave janë gjetur në një minierë në vendin e e quajtur Nacozari, 110 kilometra larg shtetin amerikan Arizona.

Larinaga tha se vrasjet kanë ndodhur natën, nën dritën e qirinjve.

“Ata të prerë venat e viktimave, derisa ishin të gjalla, ndërsa kanë pritur të gjakojnë deri në vdekje. Gjaku është mbledhur në një kovë”, tha ai.

Hetimet kanë filluar kur 10 vjeçari Jesus Octavio Martinez Yanez është raportuar si i zhdukur. Deri tash nuk ka informacione për vrasjet e mëparshme të kultit, i cili ndjek disa mësime të krishtera dhe të disa besimeve pagane.

Shumë nga arrestuarit janë anëtarë të një familjeje. Silvia Merez Moreno, një prej të dyshuarave, dhe i biri Ramon Palacios, thuhet të jenë udhëheqësit e kultit. Në mesin e të arrestuarve është edhe burri i saj Martin Barron Lopez, “prifti” 48 vjeçar i cili është përgjegjës për vrasjen e viktimave. Të dyshuarit tjerë, kushërinj të tyre, janë të moshës 15-44 vjeçare.

Derisa sakrifica ishte në fokus të kulteve të trafikantëve të drogës dhe të kriminelëve meksikanë, nuk kishte raste të sakrifikimit njerëzor për të “skeletin e shenjt” që nuk njihet nga Kisha Katolike.

Vrasjet narko-satanike të viteve ’80 të shekullit të kaluar janë kryer nga kulti i trafikantëve të drogës, duke besuar se sakrificat u ndihmojnë t’i shpëtojnë policisë. Një nga viktimat e këtij kulti – anëtarët e të cilët gjenden ende në burg – ishte Mark Kilroy, studenti 21 vjeçar nga Universiteti i Teksasit.

Por, pos disa ngjashmërive, narko-satanikët nuk kanë lidhje me kultin e Vdekjes së Shenjtë, i cili ka marrë popullaritet të madh prej vitet 2000.

Ithtarët e Vdekjes së Shenjtë, statujës-skelet pos gjakut i ofrojnë karamele, cigare dhe temjan.

httpv://www.youtube.com/watch?v=ZgQftFWM41Q&feature=player_embedded

  • Daja

    Po po e ka njoft tash jaka nis me ti mshel edhe policin e ti fol andrra… ha ha ha