Skandali me tekstet shkollore në arsimin shqiptar

Skandali me tekstet shkollore në arsimin shqiptar

Skandali me tekstet shkollore në arsimin shqiptar Që tekstet shkollore vuajnë nga mungesa e cilësisë, kjo është dicka që dihet, por së fundmi është bërë mëse e qartë që këto tekste shkollore të botuara nga shtëpi botuese të ndryshme, ndikojnë negativisht edhe në psikologjinë e nxënësve, vec arsimimit të tyre.

Fillimisht ka qenë “Revista Anabel” ajo që ka publikuar foto të vëna në dispozicion nga fansat e saj ku duket qartazi se nga c’mangësi vuan arsimi shqiptar. Dhe ata që preken nga mungesa e cilësisë të këtyre teksteve nuk janë vetëm gjimnazistë, por edhe nxënësit e fillores.

Tekste ku fëmijët mund të mësojnë se duke pirë ujë më shkumës mund të rritet temperatura e trupit dhe kështu evidentohet të shkuarit në shkollë. Tekste të përkthyera direkt nga “Google” dhe pa asnjë lloj redaktimi të nevojshëm, tekste ku nuk mungojnë gabimet drejtshkrimore të shumta.

Skandali me tekstet shkollore në arsimin shqiptar

Por më problematike janë tekstet e shkollave fillore që ndikojnë drejtpërsëdrejti në psikologjinë ende të pa formuar mirë të nxënësve të vegjël.

Ky skandal lidhur me tekstet shkollore në arsimin shqiptar, tregon qartazi se përmirësimi i sistemit arsimor dhe rritja e brezave të arsimuar dhe edukuar është një synim i braktisur, për shkak se botimi i një sërë tekstesh shkollore është kthyer në një biznes më vete.

Skandali me tekstet shkollore në arsimin shqiptar

 

Skandali me tekstet shkollore në arsimin shqiptar

 

Skandali me tekstet shkollore në arsimin shqiptar