Skandali i radhës i ambasadorëve kosovarë

Skandali i radhës i ambasadorëve kosovarë

Skandali i radhës i ambasadorëve kosovarëMe rastin e gjashtë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Tiranë ka zhvilluar një pritje në hotel “Sheraton”.

Këtë ceremoni e kanë nderuar shumë figura politike të Shqipërisë, duke nisur nga, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Alexander Arvizu, Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, përfaqësues të shoqërisë civile, trupi diplomatik I akredituar në Tiranë, deputetë, përfaqësues të mediave, konsuj të nderit dhe shumë personalitete të tjerë.

Zv. Ambasadori i Kosovës Gani Veseli, gjatë fjalës së tij nuk e përmendi ne asnjë rast emrin e Kryeministrit Rama si mesazh diplomatik të mosnjohjes të legjimitetit të kësaj qeverie apo të mos respektit që kanë shqiptarët e kosovës për zotin Edi Rama.

Në emër të qeverisë së Kosovës u vlerësua vetëm Presidenti Nishani. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama që së bashku me bashkëshorten e tij janë larguar në formë proteste nga salla. Të pranishmit janë suprizuar nga ky skandal diplomatik.