Siria paraqet ankesë në OKB

Siria paraqet ankesë në OKB

Siria paraqet ankesë në OKBMinistria e Jashtme e Sirisë paraqiti sot ankesë pranë Kombeve të Bashkuara për një goditje ajrore të Izraelit në territorin e saj.

Burime amerikane dhe rajonale të sigurisë informuan mjetet perëndimore të shtypit se avionë izraelitë kishin goditur dje një autokolonë që udhëtonte drejt Libanit me raketa që mendohet se po i dërgoheshin Hezbollahut.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Sirinë të mos furnizojë me armë Hezbollahun.

Media shtetërore siriane njoftoi se avionë luftarakë izraelitë goditën një objekt për kërkime ushtarake pranë Damaskut. Autoritetet izraelite nuk kanë pranuar të bëjnë komente.

Ndërkohë, Rusia shprehu shqetësim për goditje ajrore brenda Sirisë, të cilat mendohet se u ndërmorën nga Izraeli.

Ministria e Jashtme ruse thotë se veprime të tilla, nëse vërtetohet se janë vërtetë vepër e Izraelit, përbëjnë sulme të paprovokuara kundër një vendi sovran, në kundërshtim të kartës së Kombeve të Bashkuara.

Deri tani kanë dalë hollësi që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën lidhur me sulmet e djeshme. Autoritetet siriane thonë se avionë izraelitë goditën një objekt për kërkime ushtarake pranë Damaskut, duke vrarë dy vetë.

Media izraelite dhe perëndimore njofton përr goditje izraelite ndaj një objekti tjetër pranë kufirit siriano-libanez. Autoritetet izraelite nuk kanë pranuar të bëjnë komente.