Siria i jep “ok” hetimeve për armët kimike. SHBA-të: Është vonë

Siria i jep “ok” hetimeve për armët kimike. SHBA-të: Është vonë

Siria i jep “ok” hetimeve për armët kimike. SHBA-të: Është vonëSiria do t’i lejojë inspektorët e OKB-së që të kenë akses të plotë në çdo vend ku dyshohet se janë bërë sulme me armë kimike. Këtë e konfirmoi zëvendësministri i Jashtëm, Faisal al-Mekdad për CNN ditën e djeshme.

Marrëveshja është efektive në mënyrë të menjëhershme, njoftoi ai, por një zyrtar i lartë amerikan e konsideroi këtë veprim si “të pamjaftueshëm dhe të vonshëm”.

Inspektorët shpresojnë të nisin hetimin të hënën, pikërisht në vendin e dyshuar për sulme gjatë kësaj jave me armë kimike, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Al-Mekdad tha se nevojitet logjistikë për të punuar, pasi për të mbërritur në vendet ku janë kryer sulmet, duhet të kryqëzohesh disa herë në territoret e kontrolluara nga rebelët.

Forcat rebele dhe regjimi sirian i drejtojnë gishtin njëri-tjetrit për sulmet e së mërkurës. Videot e tmerrshme të pasojave tregojnë trupa të shumtë, përfshi gra dhe fëmijë.

“Nëse qeveria siriane nuk ka asgjë për të fshehur dhe kërkon t’i provojë botës se nuk ka përdorur armë kimike në këtë incident, atëherë duhet të kishte ndalur sulmet e saj në atë zonë dhe t’u jepte akses të menjëhershëm inspektorëve të OKB-së 5 ditë më parë”, tha zyrtari i lartë i administratës Obama ditën e djeshme, duke e cilësuar vendimin të vonuar.

Shtetet e Bashkuara “po vazhdojnë të vlerësojnë faktet, kështu që presidenti mund të marrë një vendim se si do t’i përgjigjet këtij përdorimi që s’bën dallim të armëve kimike”, tha zyrtari amerikan.

[B]Obama-Cameron për “përgjigje të rëndë”[/B]

Obama  ka folur në telefon me kryeministrin britanik, David Cameron, dhe kanë rëndë dakord që të konsultohen në lidhje me përgjigjet e mundshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Pas komunikimit me Obamën, një zëdhënës i kryeministrit britanik, u  tha gazetarëve se ata kanë rënë dakord për një “përgjigje të rëndë” ndaj regjimit në Siri.

” Jemi të shqetësuar seriozisht nga sulmi që u mbajt në Damask, ditën e mërkurë dhe shenjat e rritjes së përdorimit të armëve kimike nga regjimi sirian kundër popullit të vet”, tha zëdhënësi.