vvvvvvvvv

Sindikata e Metalistëve përkrah Vetëvendosjen

Komiteti Drejtues i Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosovës, ka marr vendim që të përkrah aksionin e Vetëvendosjes me 14 janar ku do të bllokohen dy pikat kufitare, tek Dheu i Bardh si dhe në Merdare në mënyrë që të pamundësohet futja e produkteve të Serbisë në Kosovë.

Sipas kësaj sindikate, punëtorët e Kosovës goditen drejtpërdrejt prej produkteve të Serbisë. “Uzurpimi i tregut të Kosovës nga produktet e Serbisë na e pamundëson zhvillimin e prodhimit. Në mungesë të hapësirës për plasim, fabrikat tona thjeshtë nuk prodhojnë. Sot kemi pak fabrika dhe pak prodhim edhe për shkak se kemi pak treg. E kur nuk po prodhojmë as nuk po punësohemi. E me papunësi të lartë të drejtat e punëtorëve as që po mund të vijnë në shprehje. Për shkake te politikes serbe ne veri gjiganti i kësaj industrie ”Trepça” është bllokuar për 12 vite”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu sipas tyre, reciprociteti në marrëdhënie me të gjithë është e vetmja mundësi e barazisë karshi të gjithëve. Kjo është shansi për zhvillim , progres, punësim dhe ruajtjen e vendeve te punës. Metalistët vendimin e Kuvendit të Kosovës, e akne quajtur të drejtë. “Është vendim i organit më të lartë vendimmarrës në Republikën e Kosovës. Ne e përkrahim këtë vendim dhe e mbështesim zbatimin e tij”.

Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta respektojë Kuvendin dhe vendimet e tij.
“Ne Sindikalistet e industrisë metalike të Kosovës jemi në mbështetje të aksionit qytetar të 14 janarit për bllokim të Serbi së deri në reciprocitet”.