f1_28-sinklar-jpg1348905992

Sinclair, më i riu që luajti për Liverpoolin

Jerome Sinclair është futur në histori të skuadrës së madhe angleze të futbollit Liverpool, duke u bërë lojtari më i ri që u paraqit për këtë klub. Sinclair të mërkurën luajti në fitoren 2:0 që skuadra e tij e shënoi në League Cup në udhëtim ndaj WBA-së. 

Dy golat në atë ndeshje i shënoi Nuri Shahin. Sinclair luajti me vetëm 16 vjet e gjashtë ditë. “Në mbrëmjen e së mërkurës, Jerome Sinclair u fut nga banka rezervë për t’u bërë lojtari më i ri në histori të Liverpoolit me 16 vjet e 6 ditë. Ai ishte aq i ri në skenë sa që klubi e shkroi gabim emrin e tij në protokollin e ndeshjes, si Jordan”, ka shkruar gazeta The Guardian.