Simbolet e Kosovës, injorohen në Veri

Simbolet e Kosovës, injorohen në Veri

Simbolet e Kosovës, injorohen në VeriAplikimi i simboleve të shtetit të Kosovës në veri, vazhdon të mbetet një sfidë për ekzekutivin e vendit, Duke u nisur nga flamuijt e vendosur para hyrjeve të ndërtesave komunale në veri, por edhe në komuna të tjera të banuara me shumicë serbe, e deri te dokumente të ndryshme, nuk mund të shohësh simbole të Republikës së Kosovës

Ndërkohë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, zotohen se së shpejti do të aplikohen simbolhet e shtetit edhe në veri.

Zëvëndësministri i Pushtetit Lokal në detyrë, Basri Musmurati, nuk ka dashur të prejudikojë se a do të ketë probleme rreth aplikimit të simboleve të shtetit në veri të vendit, mirëpo ai shprehet i bindur se në një të ardhme, simbolet e shtetit do të aplikohen edhe në veri, shkruan Kosova sot.

Sipas analistëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës , kjo gjendje në komunat me shumicë serbve, në veçanti në veri të Kosovës, ka ardhur si rezistencë e banorëve serbë për të mos pranuar shtetësinë e Kosovës.