tel

Sill pedalet dhe mbush celularin

Një lajm i mirë për adhuruesit e vozitjes me biçikletë, Nokia ka filluar shitjen e kompleteve për mbushje çiklistike të telefonave celularë.

Kompleti përmban mbushësin e pajisur me vazhduesin dymilimetërsh për telefonat celularë Nokia, bartësin i cili ngjitet për timon të biçikletës, si dhe dinamo-gjeneratorin.

Çiklistët mund të mbushin celularët e tyre duke vozitur me shpejtësi prej gjashtë deri në 50 kilometra në orë. Shpejtësia e mbushjes së telefonave celularë do të dallojë varësisht prej modelit dhe kapacitetit të akumulatorit.

Në shtetet evropiane kompleti shitet me çmim prej 30 eurosh.

Mbushja çiklistike Nokia DC-14 është prezantuar në qershor të 2010, dhe fillimisht ishte planifikuar që në shitje do të gjendet deri në fund të vitit. Prodhuesi finlandez i telefonave celularë nuk thekson arsyen për vonesë.