Siguracionet : ” Më të rregulltit ” do paguajnë më pak

Siguracionet : ” Më të rregulltit ” do paguajnë më pak

Siguracionet : ” Më të rregulltit ” do paguajnë më pakPas tre muajsh të gjitha makinat do të jenë të detyruara që të presin siguracionin në bazë të numrit të aksidenteve që ka bërë drejtuesi i mjetit.

Në një vendim të tij, bordi i Autoritetit të Konkurrencës i ka lënë afat tre muaj institucionit të mbikëqyrjes financiare që të marrë masat për ndërtimin e regjistrit të aksidenteve dhe të implementojë sistemin Bonus- Malus.

Ky lloj sistemi do të bëjë që të paguajnë siguracion më të lartë shoferët të cilët janë përfshirë në aksidente, por do të jetë më i ulët se është sot për ata që janë të rregullt.

Kadri Morina, drejtuesi i një prej kompanive të sigurimit thotë se kjo do të ndikojë jo vetëm në uljen e numrit të aksidenteve, por do tashmë do të ketë edhe drejtësi te çmimi i prerjes së sigurimit.

Kaosi në tregun e sigurimeve ku çmimet nuk ishin të qëndrueshme dhe shoqëroheshin me diferenca të theksuara mes pak ditësh pritet të marrë fund tashmë pas futjes së kësaj metode llogaritjeje.

Sistemi Bonus- Malus aplikohet në të gjitha vendet e tjera dhe ka qënë një kërkesë e kahershme edhe e bankës botërore, por deri më sot nuk është bërë.