Sigal Prishtina kundër Craiovas

Sigal Prishtina kundër Craiovas

Sigal Prishtina kundër CraiovasSigal Prishtina sonte në Rumani kundër Craiovas, luan ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike.Prishtinasit që po kalojnë një sezon mjaft të mirë, synojnë fitoren e radhës në BIBL kundër skuadrës rumune.

Kryeqytetasit në javën e kaluar munden Kozuvin dhe të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe kundër Craiovas, në mënyrë që të bëjnë edhe një hap të madh në garën për kreun e tabelës.

Sigal Prishtina aktualisht renditet në pozitën e dytë me 23 pikë të tubuara, tri me pak se kampioni në fuqi, Galil Gilboa, kurse Craiova pozicionet në vendin e parafundit me 21 pikë të tubuara.

Bazuar në statistikat e këtij sezoni dhe formën e mirë të prishtinasve, pritet fitorja e radhës e klubit më të suksesshëm në Kosovë.

Përballja mes Craiovas dhe Sigal Prishtinës nis në orën 19:00. /KP/