Si t'ia shpjegosh fëmijës fenomenin e zanafillës dhe të lindjes

Si t’ia shpjegosh fëmijës fenomenin e zanafillës dhe të lindjes

Si t'ia shpjegosh fëmijës fenomenin e zanafillës dhe të lindjesPrindi e di se sa mund të kuptojë fëmija dhe, varësisht nga mosha e fëmijës do të gjejë edhe përgjigjen adekuate.
Sqarimin e fenomenit të zanafillës dhe të lindjes duhet filluar atëherë kur fëmija tregon interesim.

Disa fëmijë interesimin e shfaqin më herët, e disa më vonë. Pa marrë parasysh se kur e shfaqin atë, duhet përherë që t’u jepni një përgjigje të përshtatshme për moshën e tyre. Prindi e di se çfarë mund të kuptojë fëmija dhe në harmoni me moshën e fëmijës do të gjejë përgjigjen adekuate.

Mos i flisni kurrë fëmijës gënjeshtra (“të ka sjellë lejleku” apo “të kemi gjetur në lakra”) sepse ai shumë shpejt, duke biseduar me moshatarët e vet, do të humb besimin tek ju. Gjithashtu është gabim që interesimin e fëmijës ta ngulfatni me fjalinë: – “I vogël ti je për këtë” apo “Ti këtë nuk bën ta dish”. Në këtë mënyrë vetëm do të fiksoni dhe mistifikoni interesimin e tij.Përgjigjja pyetjes se si lindin bebet varet nga mosha e fëmijës tuaj. Fëmijës trevjeçar apo atij pesëvjeçar nuk do t’i flisni për “aktin seksual, nëpërmjet të të cilit hidhet sperma…”.

Atëherë nuk do t’ju kuptojë asgjë. Thuani se babi dhe mami duhen shumë, pastaj njerëzit të cilët e duan njëri-tjetrin, përkëdhelen, përqafohen e puthen, dhe se kur ata të dëshirojnë do të kenë atë. Në qoftë se interesimi i fëmijës shkon edhe më tej (ndonëse fëmija i vogël shumë rrallë mund të kërkojë sqarime të tjera, sepse nuk i njeh faktet) dhe ju pyet se si babi dhe mami lindin fëmijën – atëherë duhet t’i thuani se babi e mami flenë në një shtrat dhe bëjnë dashuri.

Fëmija i vogël sqarime të tjera nuk do të kërkojë, ndërkaq fëmijës më të rritur sqarojani se të gjitha femrat kanë mitrën dhe qelizat vezore, ndërkaq meshkujt kanë farën (spermatozoidet). Kur mami e babi bëjnë dashuri – duhet të jetë vazhdimi i tregimit tuaj – atëherë qeliza vezore dhe fara bashkohen, formësohet fryti i cili zhvillohet në stomak, mu sikur zhvillohet zogu në vezë.

Pas secilit sqarim pyeteni fëmijën se a e ka kuptuar përgjigjen. Në qoftë se jo, provoni që t’i përgjigjeni në ndonjë mënyrë tjetër. Mos e injoroni kureshtjen e tij, por provoni t’ia shpjegoni në një mënyrë sa më të përshtatshme. Në qoftë se nuk dini ndonjë gjë (ndonëse fëmija nga fusha e seksualitetit nuk mund të shtrojë pyetje të cilave prindi nuk di t’u përgjigjet), thuani edhe këtë – e po më vonë duhet ta kërkosh në libër.

Në qoftë se me fëmijën nuk do të jesh në gjendje të bisedosh për këto gjëra, atëherë më mirë thuaji: “Eja ta pyesim së bashku babin”, sesa të shmangesh nga ajo pyetje ne ndonjë mënyrë tjetër, p.sh. “Kur të rritesh do të të tregoj”. /Telegrafi/