Si t’i shmangeni dijetës dhe të dobësoheni?

Si t’i shmangeni dijetës dhe të dobësoheni?

Si t’i shmangeni dijetës dhe të dobësoheni?Me dietë nënkuptojnë që përditë t’i përmbaheni rregullave strikte të të ushqyerit dhe në asnjë mënyrë të mos i shmangeni asaj. Megjithatë, ekzistojnë truke që mund t’ju lejojnë të “gaboni” por gjatë atij gabimi të mos bëni dëm në llogari të kilogrameve tuaj.

Shumë gra e burra mendojnë se nëse janë në një dietë të rreptë duhet që në mënyrë të prerë t’u përmbahen rregullave të saj. Të cilat rregulla janë ngulfatëse dhe mund t’ju torturojnë.

Është dëshmuar se me anë ë disa trukeve mund t’i shmangeni dietës, pa e rënuar atë cfarë e keni ndërtuar deri më tani në linjën tuaj me anë të kullave prej letre.

Ja si mund të ngopeni, por edhe të dobësoheni

Numëroni kaloritë

Dija është fuqi, e nëse saktë e dini se sa kalori ka copa e picës që ju e pëlqeni, kjo ju ndihmon që t’i llogarisni kaloritë që duhet t’i merrni në pjesën e mbetur të ditës.

Mjaftohuni me porcione të vogla

Mënyra më e lehtë që ta kënaqni veten dhe prapë se prapë ta mbani planin e ushqimit të shëndetshëm është ta ndërtoni sistemin asisoj që të mund ta kontrolloni madhësinë e porcionit. Nëse juve në të vërtetë ju hahet një ëmbëlsirëm hajeni gjysmën. Thjesht duhet të mjaftoheni.

Hani ushqime të shëndetshme

Kjo është tepër e thjeshtë. Hani gjëra që janë të shëndetshme, për shembull, nëse ju pëlqen djath i yndyrshëm, hani kohë pas kohe një pite, gjë që është shumë më e mirë sesa të hani në sasira të mëdha djath pa yndyrë me shije plastike, për shkak të së cilës më shumë do të vuani për djathin e ndaluar.

Ushtroni më shpesh

Nëse ju pret ndonjë ditëlindje a mbrëmje tjetër argëtuese, ushtroni pak më shumë përpara dhe pas ngrënies.

Kënaquni duke ngrënë

Sa herë ju ka ndodhur të hani ndonjë gjë derisa jeni duke kryer 100 punë të tjera pa menduar fare në atë se cfarë jeni duke ngrënë, asqë e ndjeni shijen e ushqimit. Përqendrohuni në atë që jeni duke ngrënë, për shembull, nëse merrni një copë tortë, kënaquni me secilën kafshatë.