Si t’i mbyllni poret e fytyrës

Si t’i mbyllni poret e fytyrës

Si t’i mbyllni poret e fytyrësShumë njerëz kanë pore të zgjeruara në fytyrë. Ekzistojnë disa mundësi për shtrëngimin e tyre me disa mënyra natyrale:

Si t’i mbyllni poret për nje lëkure me të pastër te fytyrës – 4 mënyra natyrale

Bëj avull fytyre një herë në javë me kamomil, mente ose rozmarinë. Kjo ndihmon për largimin e papastërtive. Kur të kesh mbaruar, shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.

Bëj një maskë fytyre pas avullit, sepse poret janë të hapura dhe maska depërton në thellësi. Maska me argjilë ndihmon në eleminimin e poreve të zgjeruara. Përziej 1/4 e filxhanit me lëng karrote + 1/4 argjilë. Aplikoje në fytyrë, duke përjashtuar zonën rreth syve. Mbaje kështu 20 minuta dhe shpëlaje me ujë të ftohtë.

Lyeje fytyrën me vaj lajthie me anë të një pambuku.

Tonifikoje fytyrën me gel aloe vera, shumë efikas për lëkurat problematike. Gelin e aloes mund ta marrësh nga gjethja e aloes. Aplikoje në fytyrë dhe lëre të thahet.