Si të zgjatni rininë tuaj?

Si të zgjatni rininë tuaj?

Si të zgjatni rininë tuaj?Keni vendosur të ndryshoni mënyrën e jetesës, të flakni ushqimet e dëmshme dhe të konsumoni ato të shëndetshme e që ofrojnë mbrojtjen me antioksidante?

Atëherë, para se ta nisni këtë shikoni njëherë në frigoriferin tuaj nëse në të ka brokoli, patate, domate dhe boronicë.

Nëse jo, atëherë jeni në kohë për ta mbushur frigoriferin tuaj. Këto ushqime mund të shndërrohen në një vakt të shijshëm të cilin mund ta shijoni me një gotë verë, për shkak të mbrojtjes shtesë.

Ç’janë antioksidantët?

Për të shpjeguar se ç’janë antioksidantet, dr. Oz, mjeku i preferuar i Oprah Winfrey, në një nga emisionet e saj ka demonstruar fuqinë e antioksidantëve në dy copa të ndara të mollës; një të spërkatur me lëng të limonit, ndërsa tjetra jo. Dhe derisa gjysma e mollës së spërkatur me lëng ka ruajtur ngjyrën dhe freskinë e vet, gjysma tjetër për shkak të ndikimit të oksigjenit nga ajri me shpejtë e ka marrë ngjyrën e errët dhe ka ndryshuar para syve të publikut. “E njëjta gjë i ndodh lëkurës, syve dhe zemrës suaj kur në trup nuk ka antioksidantë të mjaftueshëm”, pohon dr. Oz, sepse pikërisht antioksidantët veprojnë në trupin tuaj ashtu si lëngu i limonit ka mbrojtur mollën nga plakja. Kjo, pra, ju flet gjithçka.

Ngadalësojeni plakjen

Dr. Oz thotë që boronicat janë ushqimi i tij i preferuar për ngadalësim të plakjes, dhe që në shikim të parë mund të shihet që janë të mbushur me antioksidantë për shkak të ngjyrës së tyre të errët. Të gjitha ushqimet me ngjyrë të mbyllët, kryesisht manaferrat, kanë në vete sasi më të madhe të antioksidantëve, por boronicat prijnë me veçoritë e tyre të dobishme. Në raftet e frigoriferëve tuaj do duhej të keni edhe patate të ëmbël, brokoli dhe domate. Për “të nxjerrë” nga domatet më së shumti likopenë, antioksidantin e fuqishëm, pikoni në të pak vaj ulliri dhe nxehini lehtë sepse në atë mënyrë likopena absorbohet më së lehti në organizëm.

Edhe pijet ndihmojnë

Përveç ushqimeve të sipërpërmendura, antioksidantët mund t’i gjeni edhe në dy pije – çaj të gjelbër dhe verë të kuqe. Për “të nxjerrë”nga çaji i gjelbër më së shumti antioksidantë – përgatiteni kështu: ujin e filtruar nxeheni deri sa të vlojë dhe derdheni në ibrik të çajit prej porcelanit ose terakotës. Kur uji ftohet pak (rreth 80 gradë) shtoni në një filxhan me ujë të nxehtë një lugë çaj në fletëza dhe lëreni të veprojë 3-5 minuta, jo më gjatë. Pas kësaj filtrojeni dhe pini në gllënjka të vogla, pa sheqer. Rekomandohet një deri dy filxhanë të çajit të gjelbër në ditë.