Si të silleni me fëmijën që frikësohet?

Si të silleni me fëmijën që frikësohet?

Si të silleni me fëmijën që frikësohet?Nëse fëmija p.sh. ëndërron vampirë apo ndonjë përbindësh mund të merrni një shishe të vogël të parfumit dhe ta mbushni me ujë dhe me të ta spërkatni dhomën dhe t’i thoni fëmijës se ky është ujë magjik, i cili i largon të gjitha të këqijat dhe përbindëshit nga shtëpia.

Mund të shtoni edhe pak ngjyrë të tortave dhe pak vaj eterik që të ketë aromë të veçantë, “të rrezikshme për të gjithë përbindëshit”!

Po ashtu mund të vëni edhe një etiketë me emërtim magjik dhe me paralajmërim. Kur fëmija ëndërron gjëra të tmerrshme, ju tregoni diçka të bukur. Personazhe të mira, sikur zanat të cilat i mbrojnë dhe i ruajnë, çaji i nxehtë dhe përqafimi po ashtu mund të ndihmojnë. Qëndroni me fëmijën derisa të mos fle dhe mos e detyroni që të flejë në errësirë totale.

Së bashku me llambën për ndriçim e cila do t’i largojë përbindëshit, mund të ndihmojnë edhe ninullat, pasi që është e njohur se përbindëshit nuk e pëlqejnë muzikën.

Pothuajse të gjithë fëmijët e kanë lodrën e preferuar dhe të dashur kështu që është e dëshirueshme që të jetë ajo me fëmijën. Fëmijën lejoni që të tregojë se çka ka ëndërruar, pasi kjo mund t’i ndihmojë që ta pranojë frikën dhe më lehtë të lirohet nga ajo.

Nëse ai frikësohet shumë mund të flini disa net me të, por duke biseduar secilën natë dhe duke e bindur se askush i frikshëm nuk ndodhet në shtëpi e as në dhomë. Ndonjëherë është mirë të dilni me të gjatë natës nga dhoma dhe të shëtisni nëpër shtëpi që ata të binden se nuk gjendet asnjë përbindësh.