Si të mos ju duket grimi në shkollë?

Si të mos ju duket grimi në shkollë?

Si të mos ju duket grimi në shkollë?Adoleshentet nganjëherë dinë ta teprojnë me grimin e përditshëm, çka mund të nervozojë profesorët e rreptë në shkollë. Mirëpo, grimi diskret i cili duket sikur nuk ke asgjë në fytyrë, nuk do ta pengojë askënd.

Përveç kësaj, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë flitet për trendin e grimit i cili quhet ‘lakuriq’, sepse fytyra duket sikur nuk ka fare grim, pra jep një pamje sikur ‘mezi duket se ke vënë grim’.

Për këtë arsye, është mirë të dini disa hile se si të përdorni grimin dhe kjo të duket e padukshme dhe natyrale. Ne ju sjellim disa këshilla të dobishme për grimin, të cilat mund t’i ndihmojnë ato vajza të cilat sap;o kanë filluar të përdorin grim. Në vend të shtresës së rëndë dhe pudrës, në mënyrë diskrete përdor korrektor në pjesët problematike.

Një zgjedhje e mirë është edhe kremi tonifikues i cili përshtatet me nuancën e lëkurës. Harroje eksperimentimin me nuanca të ngjyrave të egra apo vendosjen e shtresave të shumëfishta të lapsit të zi dhe hijëzave si të ‘stilit panda’ të këngëtares Taylor Momsen. Qerpikët e theksuar në mënyrë diskrete me pakëz bojë për qerpikë dhe nuancat natyrale të hijëzave si ajo ngjyrë kafe, rozë apo bezhë, mjaft mirë do ta theksojnë pamjen.

Bojën për qerpikë vendose në disa shtresa të lehta vetëm në qerpikët e sipërm, ndërsa për një pamje edhe më natyrale, përdor bojë për qerpikë pa ngjyrë. Lakuesi i qerpikëve, mjeti pa të cilin diva latine Jennifer Lopez nuk mund të jetojë, mundet edhe më shumë të theksojë bukurinë e syve tuaj, ndërsa efekti që arrihet, është diskret dhe natyral.

Vetullat duhet të jenë të formësuara, të rregulluara dhe natyrale. Shmang ngjyra sulmuese të buzëkuqit apo shkëlqyesit, pasi buzët duhet të duken sa më natyrale. Balsami me nuanca të lehta me të cilin trajtohen buzët, gjithashtu janë një zgjidhje e mirë. Nëse teni juaj është më i ndritshëm, përdor ngjyrat e pjeshkës dhe ato rozë për buzët, ndërsa nëse ke ten të errët, përdor nuanca kremi dhe bezhi. Pakëz të skuqur në faqe, i jep fytyrës një freski, ndërsa për një efekt natyral, më të mirat janë shtresat në bazë të kremit apo xhelit. Aktorja e re Selena Gomez, është idhnare e grimit natyral për raste ditore.