Si të fitoni zemrën e një femre, me një gjest romantik

Si të fitoni zemrën e një femre, me një gjest romantik

Nëse një mashkull dëshiron të fitojë zemrën e një femre, nuk duhet të hezitojë në asnjë moment kur bëhet fjalë për dhurimin e luleve.

Sipas një studimi të fundit francez, konfirmohet se lulet luajnë një rol vendimtar në dashurinë e një femre.

Në fazën e parë të këtij studimi, autorët kanë analizuar sjelljen e 46 femrave, të cilëve u është kërkuar të shikonin videon e një mashkulli e më pas të jepnin përshtypjet e tyre për të.

Gjysma e këtyre femrave ka parë videon në një ambient të rrethuar me lule, ndërsa pjesa tjetër e femrave ndodhej në një dhomë të boshatisur.

Në fund të këtij testi, të gjithë pjesëmarrëseve i është kërkuar të përcaktonin interesin e tyre në lidhje me mashkullin që kishin parë në video, dhe vjen surpriza.

81% e femrave që ndodheshin në dhomën me lule, e kanë identifikuar si tërheqës mashkullin në video, kundër gjysmës tjetër të grupit që ndodheshin në dhomën e boshatisur.

Një tjetër studim i kryer po për të njëjtin qëllim ka përfshirë 5 aktorë, të cilët kanë takuar 600 femrave të reja beqare, mes moshës 18-25 vjeç.

Pas takimit ata kanë çuar secilën nga këto femra përpara një dyqani me këpucë dhe një dyqani me lule.

Rezultati ishte; pjesa më e madhe e femrave ka ndalur përballë dyqanit ku shiteshin lule.

Kjo për faktin sepse lulet janë të lidhura gjithnjë me dashurinë, kështu që mundësitë për të fituar zemrën e një femre nëpërmjet tyre janë tepër të mëdha.