Si të editoni PDF në Word 2013

Si të editoni PDF në Word 2013

Si të editoni PDF në Word 2013Word 2013 sjell një sërë karakteristikash të reja në tryezën e përpunimit të tekstit, por një nga ato më interesante dhe më tërheqëse për biznesin dhe konsumatorët, është sigurisht aftësia për të edituar PDF.

Më parë, për ta realizuar këtë gjë, ju duhej Adobe Acrobat X Pro apo ndonjë softuer i ngjashëm me pagesë. Kjo për arsyen se teknikisht, PDF-ja është një skedar imazhi dhe për ta konvertuar këtë imazh në tekst (veçanërisht nëse brenda tij ka edhe grafikë), nevojiten disa OCR (lexues optikë karakteresh) të sofistikuara.

Fatmirësisht, tashmë ju mund të hapni skedarë PDF përmes Word 2013, njësoj sikur të hapnit një skedar .docx. Mund t’i bëni ndryshime dhe ta ruani sërish në format PDF apo në një format tjetër.

Ky është një opsion jashtëzakonisht i dobishëm nëse dëshironi të bëni ndryshime në një kontratë, të plotësoni një formular apo ta ktheni një skedar PDF në docx. Ja se si mund ta realizoni:

1. Në Word 2013, klikoni File, Open.

2. Navigoni në kompjuterin tuaj derisa të gjeni vendndodhjen e skedarit PDF.

3. Klikojeni dhe më pas klikoni Open.

4. Bëni të gjitha ndryshimet e nevojshme, por mos harroni se disa formatime mund të humbasin gjatë procesit të ruajtjes së PDF-së në një format të editueshëm. Gjithashtu, në varësi të dokumentit, mund të mos jeni në gjendje të plotësoni fushat e formularëve.

5. Kur të keni përfunduar, klikoni File, Save As, dhe më pas ruajeni dokumentin si PDF (Word do t’ju kërkojë ta ruajë automatikisht në formatin bazë .docx) Kjo është e gjitha. (PCWorld Albanian)