Si duhen ushqyer një-tre vjeçarët?

Si duhen ushqyer një-tre vjeçarët?

Si duhen ushqyer një-tre vjeçarët?Fëmija juaj mund të ketë kaluar një javë duke ngrënë vetëm ushqim të bardhë. Dhe, ju mund të keni filluar të shqetësoheni nëse ai po i merr të gjithë nutricientët e nevojshëm. A mund të jetojë një fëmijë i moshës një-tre vjeçe me cereale, pasta dhe bukë?

Mos u shqetësoheni, me kalimin e kohës, shumica e fëmijëve përgjithësisht arrijnë ta gjejnë ekuilibrin e duhur të të ushqyerit, edhe pse ndonjëherë duket sikur ata mbahen vetëm me makarona dhe djathë dhe ndonjë fileto pule.

Ja disa njohuri bazike mbi ushqyeshmërinë e fëmijës tuaj gjatë vitit të dytë dhe të tretë të jetës:

  • Në varës i prej moshës së fëmijës, madhësisë së tij dhe nivelit të aktivitetit, ai do të ketë nevojë nga 1000 deri në 1400 kalori në ditë në dietën e tij.
  • Fëmijët e moshës një dhe dyvjeçare duhet të konsumojnë nga 90-150 gramë drithëra (preferohet drithëra të rafinuara, të papërpunuara) – kjo është rreth 3-5 shërbime me bukë, cereale ose pasta. Mos u ngjitni vetëm pas disa ushqimeve të fëmijëve, si makarona dhe djathë. Bëhuni më aventurisë – ofroni edhe ushqime dhe gjella të cilat i hani vetë.
  • Fëmija juaj duhet të hajë nga 2-3 shërbime fruta dhe perime në ditë. Dhe mos e mashtroni veten tuaj duke menduar se lëngu i frutave është zëvendësim për frutat e freskëta!
  • Dy gota qumësht në ditë është sasia për të cilën fëmija juaj i vogël ka nevojë – nëse ende i jepni gji, fëmija do t’i marrë lëndët e nevojshme edhe nga qumështi i gjirit. Jogurti dhe djathi janë të dyja burime të mira të kalciumit.
  • Jepni fëmijës tuaj 50-120 gramë mish, fasule, ose tofu, për t’u siguruar se ai merr sasinë e nevojshme të proteinave përmes ushqimit.

Mos u ndjeni sikur duhet ta ushqeni fëmijën tuaj vetëm me ushqime të bebeve, si mish pule dhe peshku. Fëmijët e moshës një-tre vjeçare hanë gjithçka – edhe pse nuk ka garanci se ato do ta pëlqejnë atë! /Mjeku.Net/