Shyqyri Haxha i humbi miliona euro PTK-së

Shyqyri Haxha i humbi miliona euro PTK-së

Gjatë vitit 2009 operatori mobil “Vala” ka pasur një rënie të hyrave për 17 milionë euro, krahasuar me të hyrat e vitit 2008.

Ndërkaq, krahasuar me ato të vitit 2007, shihet se “Vala” gjatë vitit që shkoi ka pasur rreth 30 milionë euro më pak të hyra.

Sipas raportit vjetor të PTK-së, të publikuar në ueb faqen e kompanisë shihet se të hyrat e operatorit mobil “Vala” gjatë vitit 2009 kanë qenë vetëm 119 milionë e 733 mijë e 265 euro. Në këtë kohë PTK-ja ka pasur më shumë se 1 milion klientë “Pre Paid”, si dhe rreth 45 mijë klientë “Post Paid”.

Operatori “Vala” ka rënie të madhe të hyrave krahasuar

edhe me të dhënat e vitit 2006, kur “Vala” ka pasur rreth 560 mijë klientë.

Të hyrat e “Vala”për vitin 2006 sipas vjetarit të kompanisë, ishin 126 milionë euro. Mirëpo, përkundër rënieve të mëdha, drejtori Haxha në vazhdimësi ka manipuluar me opinionin duke u ofruar të dhëna të pabazuara për rritje të të hyrave.

Në ueb faqen zyrtare të PTK-së diku thuhet se të hyrat e “Vala” për vitin 2008 janë rritur për 20 për qind. Por, në realitet është e kundërta.

Nga ana tjetër, zyrtarë të PTK-së nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të gazetës rreth rënies së të hyrave të “Vala”për vitin që lamë pas