|

Shweinsteiger: Chelsea luan si Dortmundi

Bayerni i Munichut për të dytin sezon radhazi ka dalë duarbosh. Si vjet, ashtu edhe sivjet, ata nuk mundën të fitonin dot as titullin, as Kupën e Gjermanisë.

Lideri i skuadrës, Bastian Shweinsteiger, nuk ka mundur të thyejë dot rekordin e Oliver Kahnit (6 kupa). Gjatë një interviste për “Sport1″, zv/ kapiteni i Bayernit kritikon skuadrën për gabimet e shumta, si dhe paralajmëron kolegët para finales më të rëndësishme në histori. Sipas tij, Chelsea ka lojë të ngjashme me Dortmundin dhe si rrjedhojë gabimet do të jenë të patolerueshme.

“Nuk kemi frikë ndaj askujt. Chelsea ka një lojë të ngjashme me Dortmundin, qarkullon topin në largësi dhe luan me topa të gjatë. Didier Drogba është mjeshtër i këtyre stopimeve dhe do të jetë rrezik i madh për ne. Megjithatë, jam i mendimit se edhe ndaj Dortmundit patëm një ofensivë më të rrezikshme. Por ndaj Chelseat, vëmendja jonë është maksimale pasi, siç e dini, luajmë në shtëpi dhe shanset janë shumë të pakta, për të mos thënë asnjëherë të përsëritet ky moment”.

Bayern Munich dhe Chelsea do të takohen në finalen e Champions League më 19 maj, pikërisht në stadiumin e klubit bavarez “Allanz Arena”

Komentoni