Shumica e pompave të derivateve në Kosovë janë ilegale

Shumica e pompave të derivateve në Kosovë janë ilegale

Shumica e pompave të derivateve në Kosovë janë ilegale Shumë pika të shitjes së karburanteve në Kosovë vazhdojnë edhe më tej të punojnë ilegalisht, të pakontrolluara nga askush.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në vendin tonë janë të ndërtuara më shumë se 900 pika të shitjes së derivateve, por vetëm 454 prej tyre janë të licencuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ndërkaq pjesa tjetër llogaritet të jenë ilegale.

Visar Bajraktari, udhëheqës i divizionit për rregullimin e tregut të naftës, në MTI, i  tha “Zërit” se në Republikën e Kosovës janë të licencuara 454 pika të shitjes së karburanteve të naftës, të cilat aktualisht veprojnë në territorin e Kosovës. Sipas tij disa prej tyre janë në procedurë ose të ripërsëritjes së licencës, meqë licenca është valide për periudhë dyvjeçare.

Sipas kësaj gazete numri i pikave ilegale të shitjes se derivateve është më i madh se i atyre që funksionojnë dhe operojnë legalisht.