|

Shtypi iranian e quan Carla Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën e parë të Francës, Carla Bruni.

“Prostitutë dhe imorale” shkruan shtypi qeveritar për bashkëshorten e Nicolas Sarkozy pasi ajo kishte firmosur një peticion për lirimin e Sakineh Mohammadi Ashtiani, gruas së dënuar me vdekje për marrëdhënie jashtë kurore, transmeton TCH.

Për momentin autoritetet iraniane kanë pezulluar ekzekutimin me varje pas presionit dhe protestave në perëndim.

Etiketa: , , , ,

Komentoni