Shtyhet shitja e PTK-së

Shtyhet shitja e PTK-së

Shtyhet shitja e PTK-sëShtyrjen e sërishme të afatit të dorëzimit të ofertave për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e kanë arsyetuar me qëllim të rritjes së konkurrencës si dhe çmimit nga ofertuesit.

Komiteti Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës vendosi zgjatjen e afati për dorëzimin e ofertave për privatizimin e PTK-së deri më 14 mars.

Ministri Besim Beqaj ka thënë se synimi i tyre është që të kenë oferta pa kushte dhe me vlerë sa më të madhe financiare. “Arsyeja për shtyrje të afatit është që të kemi oferta sa më të qarta, të kemi mundësi që kompanitë që janë në proces të konkurrimit të kenë mundësi të japin oferta së më të larta”, ka Beqaj.

Sipas Beqajt, PTK-ja mund edhe të mos privatizohet pasi që kushti i tyre sipas tij, është se do ta bëjnë vetëm atëherë kur oferta të jetë e pa kusht dhe e qartë. “Kemi të drejtë ligjore që nëse shohin se nuk është oferta e mirë ta refuzojnë atë”, ka thënë ai. Ministri Beqaj nuk ka treguar se deri në çfarë çmimi parapëlqejnë ofertat, pasi që sipas tij, deklarime të tilla dëmtojnë procesin. “Ne jemi të interesuar që investitorëve t’u japim siguri ligjore, t’u japim siguri politike dhe të ketë siguri institucionale që tërë mekanizmi shtetëror të qëndrojë pas vendimeve që merren.

Respektivisht dëshirojmë t’u japim kohë të arsyeshme që ata të kenë kohë që ofertat e tyre t’i financojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në bazë të asaj të na vjen oferta më e mirë”, ka thënë ai. Këshilltari i transaksionit, Vincent Le Stradic , ka thënë se shtyrja e afatit, nuk do të thotë që procesi nuk është i suksesshëm, pasi që një gjë e tillë ndodh dhe në shumë vende të botës, madje ka vende sipas tij ku edhe anulohet krejtësisht. Sipas tij, ka kompani mjaft serioze që janë interesuar për privatizimin e PTK-së dhe se koha shtesë u është dhënë për rritje të konkurrencës.

“Nëse e shihni, proceset edhe në vendet e tjera të Evropës janë shtyrë dhe ka të tilla që janë anuluar në disa raste. Nëse e shohim ambientin e përgjithshëm makroekonomik, zhvillimet në këtë proces janë mjaft të shpejta deri më tash dhe të suksesshme me gjithë shtyrjet”, ka thënë ai.

Afati sipas tyre është shtyre me kërkesë të dy ofertuesve. Gjatë takimit është marrë vendimi edhe që konsorciumi “Columbia Capital” në konsorcium me “ACP Axos Capital Gmbh” (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani) ta bëjnë një ndërrim, Axos do të vazhdojë me një kompani tjetër nga SHBA dhe me “British Telekom” dhe “Italian Telekom”.

Kompanitë aktuale në garë janë: “Avicenna Capital LLC” në konsorcium me “Tvelve HORNBEAMS” (Mbretëria e Bashkuar, Poloni), “ACP Axos Capital Gmbh” tashmë më partnerët e rinj, pastaj “M1 International Limited” (British Virgin Islands) si dhe Turkcell (Turqi).

Ditë më parë gazeta Zëri ka raportuar se kompania libaneze “M1 International Limited” përflitet se ka mbetur konkurrente e fortë për privatizim e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), pas tërheqjes nga gara të “Albright Capital Menagment” dhe tërheqjes nga lobimi të ish-diplomatit James Pardeë për konzorciumin Avicena.

M1 International Limited është e pjesë e grupit M1, korporatë kjo në pronësi të kryeministrit libanez Najib Mikati, dhe vëllait të t

 

ij Taha Mikati. Najib Mikati në vitin 2011 ishte nominuar për postin e kryeministrit nga lëvizja islaministe Shiite “Hezbollah”, pas rënies së qeverisë së unitetit kombëtar në Liban.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, të afërta me procesin e privatizimit të PTK-së, nëse kompania libaneze do të shpallet fituese e tenderit, e cila ka shumë gjasë të ndodhë, atëherë do të dëmtohej edhe më shumë imazhi i vendit karshi investitorëve perëndimorë.

“M1 international Limited është në pronësi të kryeministrit libanez, i cili ka ardhur në pushtet me përkrahjen e Hezbollahut. Përzgjedhja e kësaj kompanie fituese e tenderit do të dëmtonte edhe më shumë imazhin e Kosovë karshi investitorëve seriozë perëndimorë”, bën të ditur ky burim.