Shtyhet sërish privatizimi i PTK-së

Shtyhet sërish privatizimi i PTK-së

Shtyhet sërish privatizimi i PTK-sëKomisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së të mërkurën ka shtyrë edhe një herë afatin e dorëzimit të ofertave nga kompanitë e mbetura në parakualifikim me synim të bindjes së tyre për pjesëmarrje në garë për privatizimin e PTK-së.

“Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së ka aprovuar kërkesat e kompanive të parakualifikuara për t’iu dhënë kohë shtesë për përgatitjen e ofertave dhe ka shtyrë afatin e dorëzimit të ofertave për kompanitë e parakualifikuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Nga tetë kompani sa kishin shprehur interesimin, në garë për privatizimin e PTK-së kanë mbetur zyrtarisht vetëm katër prej tyre. Zyrtarët e MZHE-së thonë se kjo është shtyrja e fundit e afatit për dorëzimin e ofertave.