Shtyhet seanca konstituive, Blloku reagon

Shtyhet seanca konstituive, Blloku reagon

Shtyhet seanca konstituive, Blloku reagon Ka qenë drejtuesja e seancës konstituive, Flora Brovina nga radhët e PDK-së, që ka bërë të ditur shtyrjen e seancës për të enjten e ardhshme.

Drejtuesja e seancës është shprehur se kjo ka qenë një kërkesë e Listës Serbe, parti minoritare që ka kërkuar kohë shtesë për konsulta të tjera brenda partisë.

Por shtyrjen e seancës nuk e ka pritur aspak mirë blloku opozitar, i përbërë nga LDK, AAK, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje. Ata kanë reaguar se shtyrja e seancës bëhet me dashje nga PDK dhe Beogradi, ata thjesht duan të fitojnë kohë për çështjen e kryeparlamentarit.

Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa janë shprehur se ky veprim është i papranueshëm dhe i shërben vetëm PDK-së. Mustafa u shpreh se blloku opozitar është i gatshëm të takohet me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, nëse ajo i fton për të biseduar.