Shtyhet mbledhja e Komisionit të Sigurisë

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Sigurisë

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Sigurisë Shtyhet mbledhja e Komisionit të Sigurisë, ku ishte thirrur për të raportuar kreu i SHISH-it, Visho Ajazi. Shkak është bërë paraqitja në Komision e kreut të SHISH pa një certifikatë sigurie te vlefshme, pasi ajo qe zoteronte kishte skaduar me 24 shkurt.

“Në Komision u kërkua respektimi i sekretit shtetëror dhe të pranishmit në mbledhje duhet të ishin të pajisur me certifikata sigurie. Rezultoi se jo vetëm disa deputetë, por edhe vetë kreu i SHISH nuk e kishte këtë certifikatë sigurie”, tha për mediat, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

Ajazi u thirr në Komision pas kërkesës së deputetëve për procedurat e hetimit në shërbim, pas publikimit të në dokumenti në Top Channel për marrje informacioni për krerët e policisë.