Shtrenjtimi i sigurimeve, AMF: Nivel normal i çmimeve

Shtrenjtimi i sigurimeve, AMF: Nivel normal i çmimeve

Shtrenjtimi i sigurimeve, AMF: Nivel normal i çmimeveAutoriteti i mbikqyrjes financiare e konsideron normale rritjen e tarifave të sigurmit të detyrueshëm të automjeteve. Madje sipas këtij institucioni, si autoritet mbikëqyrës e rregullator, situatë e rrezikshme do të konsiderohej nëse çmimi do të binte nën këtë nivel.

Një një njoftim për shtyp, AMF thekson se sipas përllogaritjeve të saj, një çmim orientues në nivel tregu, nisur nga situate që paraqet tregu, do të luhatej në nivelet prej të paktën 14.4 mijë lekë të reja dhe 21 mijë lekë të reja për automjetet mbi 1600 kubikë.

Sipas AMF-së këto nivele çmimesh bazohen në primin orientues për rrezikun dhe janë të mjaftueshme vetëm për mbulimin e pagesës së dëmeve dhe shpenzimeve operative.

Nëse do të futej dhe marzhi i fitimit apo elementet fiskalë, thekon Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, atëherë është e qartë që çmimi minimal që do të duhej të paguante konsumatori do të ishte edhe më i lartë. Autoriteti i mbikqyrjes financiare nënvizon gjithahstu se ai nuk ka kopetencë në përcaktimin e çmimeve pasi ato i vendos tregu sepse ky sector është i liberalizuar.