“Shteti” nën hetime

“Shteti” nën hetime

Numri i zyrtarëve të lartë të dënuar, të akuzuar dhe nën hetime është i madh. Për mbi 20 dihet që janë në këto procedura. Shumë prej tyre mund të shkojnë në burgun e sigurisë së lartë. Drejtori i Burgut, Naim Maloku, ka thënë se në mot burgu është gati. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se gjendja është shqetësuese.

102 dhoma, me televizor e tualet brenda pritet të jenë gati në mot për t’i pritur 102 të burgosur.

Punimet në burgun e sigurisë së lartë në Dyz të Podujevës po shkojnë mirë, thotë drejtori i këtij institucioni korrektues, Naim Maloku.

Maloku, ish-deputet dhe ish-anëtar i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e përjashton mundësinë që në institucionin që drejton të shkojnë edhe kolegë të tij deputetë, zëvendëskryeministra, ministra, e kryetarë komunash e politikanë profilesh të ndryshme.