Shtetet e BE-së: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Shtetet e BE-së: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Shtetet e BE-së: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojëShtetet anëtare të Bashkësisë Eevropiane në Kosovë dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar kanë kërkuar nga partitë politike vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Në një deklaratë të përbashkët thuhet se vazhdimi i dialogut me Serbinë në nivel teknik dhe politik duhet të vazhdojë dhe të arrihen rezultate.

Lexojeni të plotë deklaratën

Deklaratë e përbashkëtnga Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë

Bashkimi Evropian ka vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe ka qenë i kënaqur me mënyrën fer dhe transparente në të cilën u mbajtën ato.

Ne poashtu jemi duke e përcjellë procesin demokratik të konstituimit të Kuvendit si hap i parë që të pasohet me formimin e një qeverie legjitime. Ne vazhdojmë që me vendosmëri t’i përmbahemi parimit qëtë mos ndërhyjmë në këto procese, që janë çështje e brendshme e Kosovës dhe që duhet të adresohen e të zgjidhen nga përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës.

Ne tashmë kemi shprehur dhe përsërisim shpresat tona se së shpejti do të formohet një qeveri ashtuqë që të adresojë sfidat e shumta me të cilat përballet Kosova si qeverisja ekonomike, rritja e standardit të jetesës, përmirësimi i sundimit të ligjit, ndjekja e agjendës evropiane dhe vazhdimi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Në këtë kontekst, ne e përsërisim rëndësinë e madhe të vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, në nivel politik e teknik, në mënyrë konstruktive dhe të orientuar në rezultate, duke çuar në normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë.

Ky përkushtim, siç është theksuar qartë në Marrëveshjen për Stabilizim Asociim të inicializuar së fundmi, ka ndikim të drejtëpërdrejtë në rrugën evropiane të Kosovë dhe kësisoj është nëinteresin vital të Kosovës.

Ne presim që qeveria e ardhshme e Kosovës të vazhdojë të implementojë marrëveshjet si dhe të përkushtohet dhe angazhohet për ta çuar normalizimin përpara.