Shtetasit e Kosovës përjashtohen nga shtetësia e Shqipërisë

Shtetasit e Kosovës përjashtohen nga shtetësia e Shqipërisë

Shtetasit e Kosovës përjashtohen nga shtetësia e ShqipërisëVendimi më i fundit i qeverisë ka të bëjë me dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkomasit që jetojnë në hapësirën Shengen. Prej këtij procesi përjashtohet Kosova. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se shqiptarët e Kosovës janë banorë të një shteti të pavarur.

“Qeveria miraton sot aktin për nisjen e procedurave për fitimin e shtetësisë për personat me origjinë shqiptare. Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave.

Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit, transmeton AS.  Ky vendim është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, në hapësirën me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë”, tha kryeministri.

Aplikimet për ata që dëshirojnë nënshtetësinë do të nisin në 1 gusht, që përkon edhe me rritjen e fluksit të emigrantëve për pushime në atdhe.